^AlbaniaBlood^ - Barcaleta

Vetëm për të qeshur





Rusë e Amerikanë akuzonin njëri-tjetrin për alkolizëm. Për ti dhënë fund këtyre
akuzave të ndërsjellta, ato ranë dakort të dërgonjë nga një komision në secilin
vënd, dhe, ç'do të dehur që do të gjenin do ta vrisnin, për ta patur si provë materiale.
Në fillim një delegacion Amerikan shkon në Rusi.
Rusia si shtet i centralizuar dha urdhër të mos pihej asnjë pikë alkol gjatë javës
që inspektorët Amerikanë do të ishin në Rusi.
Kështu Amerikanët u kthyen duar  bosh në Amerikë.
Tani e kishte rradhën komisioni Rus për të shkuar në Amerikë.
Një të shtunë në darkë ata zunë pritë pranë një klubi nate. nga ora 4 e mëngjesit,
një grup i madh njerëzish që mezi mbaheshin në këmbë doli nga klubi.
Rusët me breshëri automatiku i rrafshuan të gjithë.
Të nesërmen, në të gjitha gazetat
në faqe të parë me gërma të mëdha ishte shkruar: " Idiotët Rus vranë mbrëmë
personelin e ambasadës së tyre në Nju Jork !"





Një çift në muaj mjalti mbërrin në një hotel.
Në holl ato shkëmbehen me një bjonde të mrekullueshme
që i thotë burrit :
- Mirdita i dashuri im...
  Me tu ngjitur në dhomë, gruaja e shqetësuar i thotë :
- A mund të më thuash kush ishte ajo bjondinë që të quajti
" I dashuri im " ?
- Të lutem mos fillo edhe ti tani. E pata shumë të vështirë ti mbush
   mëndjen asaj se kush je ti, dhe ti tani.....





Pasi ishte bërë një festë e madhe në një uzinë, të nesërmen drejtori
thërret një nga kuadrot në zyrën e tij ,
- Dëgjo me sa mora vesht , ke pirë shumë mbrëmë.
  Dhe jo vetëm që ishe i dehur, por ke dqlë lakuriq para gjithë personelit
  duke shëtitur edhe një tjetër po lakuriq me një karrocë dore .
  A është e vërtetë?
- Ju duhet ta dini shef . Ju ishit në karrocë ......





Mësuesja që ishte e ftohur teshtinte shpesh dhe gjthë klasa i thoshte:
- Shëndet zonja mësuese!
Ditën e tretë ajo u thotë nxënësve:
- Nxënës të dashur, jeni shumë të sjellshëm dhe ju falenderoj, po meqë unë
teshtijë shumë do t'ju lutesha të mos thoshit më "Shëndet" që të mos e ndërpresim
mësimin.
Dulla që vjen me vonesë nuk është në dijeni për sa u tha më sipër dhe kur
mësuesja teshtiu, në mes të një qetësie të plotë Dulla thotë:
- Plaç moj lopë !






 Një grua hyn në një farmaci.
- Do të doja një sex mashkulli artificial .
- C'farë modeli e doni zonjë? - Pyet farmacisti.
- C'farë modelesh keni?
- Kemi anglezë, të gjatë e të hollë, amerikanë, të trashë e të shkurtër, kemi edhe rus me kokë të madhe.
- Atëherë më jepni një anglo-amerikan me kokë rusi,
- Përgjigjet e kënaqur gruaja .






Kulla e kontrollit e aeroportit Kenedi lidhet me Boingun 747 të linjës ajrore
Sabena që bën linjën Bruksel-Nju Jork dhe e pyetën komandantin e bordit
- A mund të na thoni pozicionin tuaj ?
  Dhe komandanti belg përgjigjet:
- Jam ulur përpara në sediljen majtas.....



Dy turistë belg, burrë e grua, që kan ardhur për të vizituar Parisin
dalin nga hoteli i tyre në Portë Majo dhe marrin autobuzin për të shkuar
në muzeun e Luvrit.
Kur mbërritën në Etoile, shoferi thotë:
- Sharl De Gol !
Autobuzi kalon nëpër Chanzelize dhe shoferi thërret:
- Franklin Rusvelt!
Një student ngrihet. Pas pak ka një ndalesë tjetër diku pranë Grand Pale.
- Zhorzh Klemonso!
Një burrë i vjetër zbret . Atëherë belgu i drejtohet së shoqes dhe i thotë:
- E dashur, nuk do ta marrim vesht kurrë se ku duhet të zbresim!
Nuk ja dhamë emrin tonë shoferit.......



Tre të burgosur, dy francez dhe një belg, tentojnë të arratisen nga burgu natën.
Pasi kan sharruar hekurat e qelisë së tyre, dalin në oborr dhe i afrohen murit
rrethues nga ku do të zbresin me një litar.

Kur njëri nga francezët është duke zbritur me litar, shkëputet një gurë dhe bie
në tokë.

- Kush është aty ? - thërret roja.
  I burgosuri bën si mace:
- Miau....!
- Qenka mace, - thotë me vete roja.

Tani e ka rradhën francezi i dytë, por edhe ky duke u kacavjerrë
lëviz përsëri një gurë i cili bën zhurmë.

- Kush është aty? - thërret përsëri roja.
- Si shoku i tij edhe ky bën si mace:
- Miau......!
Roja u bind se është një mace.

Tani i vjen rradha belgut për të zbritur me litar.
Edhe ky rrëzon një gurë.
- Kush është aty? - thërret sërisht roja .
Dhe belgu përgjigjet:
- Është prapë macja !!!
 

Në fund të vitit shkollor, një klasë do bënte fotografinë tradicionale.
Mësuesja ju kërkon nxënësve të bindin prindërit që të blejnë nga një kopje secili
dhe për të argumentuar këtë ajo shton:

- Kur ju ta shikoni këtë fotografi mbaj 30 -40 vjetesh, do të jeni të kënaqur
dhe do të thoni: 
Ky është Genti Lala , sot është kirurg.
Kjo është Luljeta Drini , so është doktorreshë.
Ai atje është Alket Dingu, sot është deputet........

Në këtë moment, nga fundi i klasës dëgjohet një zë :

- Po atë aty e shihni? Është mësuesja , tashmë ajo ka vdekur ..!!!


Një burrë duke ecur sheh në rrugë një shok fëmijërie i cili i ulur në trotuar,
bënte sikur kapte peshk me një grep.
Bobo, i gjori, i paska ikur mëndja .
I afrohet me kujdes dhe i thotë:
- Alfred si je?
- Mirë faliminderit.
- Ç'farë bën aty?
- Po zë peshk.
I zënë ngushtë burri i thotë:
- Si thua sikur të shkojmë të pimë ndonjë gjë në lokal.
- Dakort, - i thotë i çmenduri, - mbledh grepin e tij dhe ngrihet.
Në kafe, pasi porosisin diçka, shoku e pyet peshkatarin:
- Po si të shkon peshkimi?
- Ka ditë që ecën mirë, ka të tjera që nuk ecën.
- Po sot sa peshk ke kapur? - e pyet shoku.
- Ti je i treti, - përgjigjet p
eshkatari....!


Në një pritje kokteil, një burrë i thotë një gruaje të re që ndodhet në krah të tij:
Zonjë, të më besoni, dhe ju flas shumë sinqerisht, me trupin që keni,
juve duhet të merreni me kinematografi.
Dhe ajo i përgjigjet:
- Zotëri, me lejoni t'ju them se unë quhem Claudia Cardinale....
- Mos u shqetësoni, s'ka rëndësi, mjafton që të luani me një pseudonim..!!



Një burrë i cili quhej Fantastik, në shtratin e vdekjes i thotë se shoqes:
- Dëgjo e dashur, sa isha gjallë, sa herë që prezantohesha, sa dëgjonin emrin tim,
njerëzit qeshnin me të madhe.
Të lutem, te koka e varrit, mos vën emrin tim po shkruaj diçka tjetër, çtë duash, vetëm
emrin mos ma shkruaj.
Dhe gruaja i bëroi një varr me mbishkrimin :

"Burrit tim të dashur që më deshi dhe smë tradhëtoj asnjëherë"

Dhe njerzit që kalonin andej thonin:
- Ky është Fantastik !!

 

Dy belgë shkojnë pëe të gjuajtur arinjë në Kanadanë e veriut.
Piloti i hidroavionit që i ka ulur në një liqen u thotë:
- Kujdes ! Keni të drejtë të merrni me vete vetëm një ari secili sepse
avioni nuk lejon mbajtjen e një peshe më të rëndë.
Në të ngrysur, dy belgët kthehen me nga dy arinj secili.
- Katër arinj! Ju paralajmërova, është e pamundur!

- Po vitin e kaluar , - thotë njëri nga gjahtarët, - ne vramë katër arinjë dhe kolegu juaj na mori...
- Vërtetë? - thotë piloti. Meqë e keni bërë njëherë, hajdeni.
Dy belgët dhe katër arinjtë hipin në Hidroavion i cili mezi u ngrit, po 500 metra më tutje ai rrëzohet në një pyll.
Fatmirësisht piloti dhe dy belgët janë gjallë.
Dhe duke dalë nga mbeturinat e avionit njëri nga belgët i thotë shokut:

- Është vërtetë e pabesueshme, i dashur . - Edhe vjet po në këtë vënd u rrëzuam..!!



Një burrë thërret një hidraolik në shtëpi për t'i riparuar një robinetë.
Pasi mbaron punë për 10 minuta, hidrauliku i jep një faturë prej 200€ !
- Unë jam shef i laboratorit të Institutit të "Pastër " , - thotë klienti dhe kam bërë 11 vjet studime .
Unë nuk i fitoj as në një ditë ato që ju i kërkoni për 10 minuta!
- E di, - i përgjigjet hidrauliku.

E njëjta gjë ishte edhe për mua kur isha shef laboratori!


I akuzuar në një aferë corrupsioni, një deputet përfaqësohet në gjyq nga avukati i tij.
- Avukati arrin ta nxjerrë të pafajshëm deputetin dhe nxiton ti japë lajmin:
- Zoti deputet, -  e vërteta triumfoi !

- Mirë, drejtohuni apelit !


Një çift i moshuar janë duke rregulluar albumet e fotografive .
Dhe ju bie në dorë fotografia e martesës.
- Të kujtohet e dashur , - thotë burri, - ditën e dasmës nuk të lashë kohë as të hiqje çorapet!
Gruaja psherëtin dhe shton:


- Ndërsa sot kam kohë të trikotoj një palë çorape...


 


Një punëtor po vendoste moketin në sallonin e një Konteshe.
Pas një pune të lodhshme dy ditore kur ai po ngjiste cepin e fundit të moketës, 
shikon me kënaqësi punën që ka bërë dhe ka dësjirë të pi një cigare.
Pasi kontrollon të gjithë xhepat, nuk e gjen paketën e cigarëve .
Por ja që në mes të moketit , shikon një vënd të ngritur.
- E tmerrshme! - thotë me vete. Paketa ime paska ëbetur aty poshtë.
Kush rri e shqep tapetin e të rifilloj nga e para!  Punë që s'bëhet!
Atëherë ai merr një çekiç dhe me goditje të shpejta mundohet ta sheshojë gungën 
deri sa ajo nuk dukej më.
Sapo kishte mbaruar, vjen Kontesha:
- Urdhëro, - zotëri, - po ju sjell paketën tuaj të cigareve 
që e kishit harruar mbi tavolinën e kuzhinës. 

Po ju a mos e patë gjëkundi Qenushin tim të vogël???



Në një park të madh lojrash në Angli,
një harkëtar vendos një mollë mbi kokën e një burri të mbështetur mbas një shtylle.
Ç'vendoset 25 metra, tërheq harkun, e lëshon dhe shigjeta ngulet direkt e në mes të mollës.
Harkëtari kthehet nga turma e mrekulluar dhe thërret me krenari:

- I am... Vilhelm Tel . Dhe tani  ladias and gentelmens,  do ta provojmë në një distancë 50 metra!

Tërhiqet deri në distancën 50 metra,
dhe përsëri shigjeta shkon drejt e te kokrra e mollës në kokë të burrit.

Harkëtari i drejtohet i lumtur turmës :
- I am ..... Robin Hood!  Dhe tani 75 metra!
Shkon në distancën e caktuar, tërheq harkun, merr shenjë me kujdes dhe shigjeta shkon
drejtë e në ballin e burrit.


Harkëtari kthehet nga turma dhe thotë :
- I am ...... sorry.

               



Në vagonin e një treni ku ndodhej vetëm një burrë, vijnë ulen dhe dy gra të bukura.
Pak pas nisjes së trenit, njëra i thotë tjetrës:
- Dëgjo e dashur, kam kaq shumë shpenzime që nuk i mbuloj dot më! Nuk e di se si do t'ia dal....
- Bëj siç bëra unë. Zër një të Dashur që të të japi 2000 Euro në muaj.
- Por unë nuk njoh asnjë burrë që të ketë mundësi të më japë një shumë të tillë!
- Atëherë zër dy dashnorë që të japin nja 1000 secili.....
- Edhe me 1000 më duket shumë!
- Atëherë zër katër dashnorë që të japin nga 500 secili!

Në këtë moment burri ngre kokën nga gazeta e tij dhe thotë:

- Kur të arrini te 100 Euro në muaj, më  thoni dhe mua se jam dakort të bëj pjesë në 20 burrat që  ju duhen !!

 

Today, there have been 3 visitors (7 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free