^AlbaniaBlood^ - Poezi Atdheut

Himni flamurit

Image hébergée par servimg.com

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim
 
 
 Image hébergée par servimg.com
 
 Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor
 
 
 Image hébergée par servimg.com
 
Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend
 
 
 Image hébergée par servimg.com
 
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.
 
 
 Image hébergée par servimg.comImage hébergée par servimg.comImage hébergée par servimg.com
 

Poezi për ty Atdhe!

ATDHEU IM

Rri dhe mendohem për Shqipërinë
Sytë e mi me lot janë mbushur
Në kurbet humba rininë.

Malli i tokës, malli i nënës,
Më thërret në gjumë. O bijë!
O nënë! i thërras edhe unë.

Ngrihem me tmerr e endem në të errur
S'jam në vendin tim e trupi më dhëmb.
Kaluan kaq vite që unë po qaj
Në telefon dëgjoj vec vaj.

Mos vallë ska Zot të më ndihmoje
apo vetë Ai më mallkoi?

Sa letra janë harxhuar
sa mall në to kam pasqyruar.

Atdheu im unë s'jam menduar
se jetën time si kam për ta çuar,
  Ta jap fjalën Atdheu im

   Që do të vij si pulëbardha në agim..

 

 

 
I dashur Atdhe i bekuar
U bënë vite pa të vizituar
E ndoshta ti me kohë më ke harruar
Por unë, nuk kalon ditë pa te kujtuar

Atë ditë që rrugën e kurbetit mora
Fjalën "lamtumirë" nuk munda ta shqiptoja
 
E thashë një mirupafshim të mbështjellë me lot
Do të shihemi në të ardhurin mot
Kaluan minuta, orë, ditë, javë, muaj e vite
Por për atë ditë unë jam ende në pritje....

 

SA TË DUA O SHQIPËRI

Sa të dua, o Shqipëri,
sa mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë

Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtin tim për të ushqyer...

 

♦♦♦♦♦

 


ATJE


Atje ku vajzat dalin nuset
fustan-bardha me të bukurat në botë,
atje ku djemtë janë më xhentilet
dhe më karismatikët në botë,

Atje ku themi “Mirëdita” dhe “Lamtumire”,
ku fjalët “Unë dhe Ti”
marrin më shumë kuptim
Atje ku më ka dalë shpirti
dhe më nxirret sadopak malli,
atje në perlën e bukur, të bardhë
të lëmuar të Europës,
atje ku udhëton për ditë truri im,
atje ku ndodhet zemra ime
edhe në këto çaste.

Atje ku të gjeta edhe ty
që të dhashë zemrën,
në Tiranën me qerpikë moderne
dhe buzë-freskët,
atje ku do të vazhdoj gjithmonë
të flas Shqipen e bukur,

Atje ku humori i "Portokallisë"
na bën të presim të Hënën e një jave të re,
atje ku do të hedhim themelet e një rinie
edhe më të bukur, më inteligjente,
si pemët e një kopeshti
të bekuar e të lulëzuar.

Atje ku Timo Flloko do të vazhdojë
të shkruaj vargje abstrakte me tepër kuptim,
atje ku uji nga burimet e Tepelenës
do të më shijojë deri në palcë,
atje ku çdo yll ka dritë të papërsëritshme,
atje dhe vetëm atje në Shqipëri!!!
 

Kam mall për ty atdhe....

një grusht dhe ne gjirin tim
e me floket te mi te mbroj nga harresa...


Kam mallë për ty toke e bekuar..
ku linde rrite mbajte nën supe një peshë të madhe
"popullin tim "

Kam mall për bukën ku më ka shijuar
thatë e ngrohtë e bërë me dorë nga nëna ime
e shoqëruar me lotë

Kam mall për ty,aty ku lumenjtë rridhin
e unë rendja pas tyre kur isha fëmijë
dhe pyesja veten.....ku shkon ky lumë ?

Kisha dëgjuar atë herë për detin,
dhe kur e pashë mu duk kaq i madh kaq i pafund
kam mallë për ty atdhe....
 
Të heshtura dy kokat e shqiponjës, përse dy kokë?
Përse katër sy?
Mos vallë gjakun tënd gëlltit e vjell nëpër shekuj?
 Dy sy për të rrojtur, katër për të vdekur
Perendim e lindje,
re të përskuqura në tokë e në qiell gjaku yt i tretur
Përse flatrat e tua dhimbje e ballkanit
Zog me dy kokëm ajrin e ke shkelur
Dy sy për të rrojturm katër për të vdekur. 
 
♦♦♦ 
 
 
O Kurbet 
 
Jam i vetmuar dhe po qaj me lot
këtë jetë pse e solle more zot
Jetoj vetëm dhe gjithë ditën mendoj
Pse Shqiptari gjithë këtë vuajtje duhet ta kaloj
Vuaj Shqiptarë se e ke traditë, po të ikën jeta ditë e përditë... 
 
♦♦♦ 
 
Mirëmbrëma o popull, o Shqipëri, që çdo ditë për ty do mbajmë zi
Ne që jemi këtej, nënat me lot na presin
po dhe ata që lejmë atje çdo ditë po vdesin
Zgjohuni o popull mos flini gjumë, se jemi mbrapa shumë...
 
 
◊◊◊ 
 
Më në fund pushuan shtërngatat
Në dallgët e trazuara ra qetësia
Evropë, hapi dyert e kanatat
Në sofër të ka ardhur Shqipëria
 
Më në fund Europa plakë
Fton të bukurën e dheut
Duke kthyer mirënjohjen e qytetërimit
Që borxh ja kishte Skëndërbeut
 
Natos i kishte hipur një nur
Balli i ndriste prej stolisë
Në rradhë iu shtua një flamur
Flamuri kombëtar i Shqipërisë
 
Ne jemi një komb
Por kemi dy shtete
Udhë të mbarë Shqipëri
Me Kosovën mbas vete
 
Më të fuqishëm se kurrë
Na sheh tani bota
Ne jemi një komb
Më vonë do jemi dy vota..
 
 
 
 
Today, there have been 2 visitors (4 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free