^AlbaniaBlood^ - Poezi 2

Jeta Ecën






Dallgë, Dallgë


Dallgë, dallgë shkojnë valët e jetës
Dallgë e valë lundrojnë mbi këtë botë
E ne notojmë mbi to
Pa u ndalur , pa e ditur se ku na dërgojnë

Jetën e vërshojnë dallgët e valëve
Të përcjellura me stuhi
Vallë ku na dërgojnë?
Në brigjet e lumturisë apo në pafundësi

Unë këtë nuk e di,, e jeta vazhdon
E përcjellur nga stuhia e tokës
Dallgë, Dallgë jeta lundron..

 

Lamtumirë


Lamtumirë , për herë të fundit k'the kokën edhe një herë
Kurrë s'do të takohemi as në vjeshtë as në pranverë

Lamtumirë kur të më thuash, dorën fort ma shtrëngo
Lamtumirë, po i afrohet çasti i fundit i së vërtetës
Kisha dashur në ato momente ti them lamtumire edhe jetës

Kurrë se kisha menduar atë çast të rëndë dhe tragjik
Kurrë s'do ta kisha besuar , se ty të kam armik.


.


Në qoftëse


Në qoftëse ti do ishe një lule, unë do isha petali i saj

Në qoftëse ti do ishe diell, unë rrezja

Në qoftëse ti do ishe një zog, unë do isha një pupël

Në qoftëse ti do ishe një pemë, unë do isha gjethja e saj

Në qoftëse ti do ishe një planet, unë do isha një yll i yti

Në qoftëse ti do ishe një ëngjëll, unë do isha një krahë i yti,,







Mos prano



Mos e prano vdekjen, nëse je i vetmuar
Mos e harro zemrën që shumë të ka dashuruar

Mos e prano jetën me vuajtje e pikëllime
Mos harro kurrë sa shumë të deshi zemra ime

Mos e prano lotin, që mbi ty pikon
Mos e harro zemrën që ende të dashuron

Mos e prano tjetren, kur mua më ke në zemër
Mos harro se për mua ishe i vetmi Emër

Mos prano ngushëllime nga ata që të tradhëtuan
Mos harro lotët e mi që shumë për ty pikuan

Degjo zemrën time , po të thotë të vërtetën
Se për ty jam gati të jap jetën....







Nëse unë do të vdes 
dhe më mbulon dheu i zi
mbi varrin tim do ta shkruaj
të kam dashur ty... 

Thikat i pranoj
plumbat i duroj 
por të ndahem nga ti 
as që e mendoj

Lufto për fatin 
për atë që dëshiron
atë që e çmon shumë 
mos e ndaj me askënd... 

♥♥◊◊◊◊◊◊◊◊◊♥♥

Mos më lër


Mos më lër në pranverë, mos më lër të mjerë
Mos më lër pa lule, mos më lër pa erë

Mos më lër të lutem se të dua shumë
Mos më lër pa shpresë, mos më lër pa gjumë

Ti e di se të dua dhe po vuaj për ty
Të lutem Të lutem , mos më dhuro vetminë

Ti je per mua shok, ti je për mua cdo gjë
Ti je ai që ne yemrën time,, ke më të shtrejtin vënd..





Nëse e don bukurinë, mos më duaj mua
Sepse ka të tjera më të bukura se unë

Nëse e don mençurinë, atëherë mos më duaj mua
Sepse ka të tjera më të mençura se unë

Nëse e don pasurinë, mos më duaj mua
Sepse ka të tjera më të pasura se unë

Por nëse e don Dashurinë, atëherë me duaj vetëm mua
Sepse nuk ka asnjë, që të don më shumë se unë..



Dashuria


Në natën e heshtur, në ëndrrat pa mbarim
Kërkoja veç një emër, flisja për dashurinë

Kërkoja nje prekje, ndoshta dhe një kuptim
Vallë si t'ia vë emrin, vuajtjes në shpirtin tim

Do mundem vallë, që në zemër të hy ngadalë
Që dhe unë të kuptoj dashurinë e parë

Do mundem thua një emër këtij shpirti tia kushtoj
Që të mundem të them Dua të Dashuroj..





Shko


Shko se dikush tjetër po të pret
Shko se një zemër tjetër të thërret

Shko e më lë vetëm të vuaj
Sepse zoti kështu e paska shkruar

Shko e më lër vetëm të qaj
Sepse ti nuk ke faj

Shko e buzëqeshi dikujt tjetët
Se unë do të rri këtu të digjem e të tretëm

Shko se e tillë është kjo botë
Shko e mos derdhë asnjë lotë

Shko por prap më duaj
Shko por lamtumirë mos më thuaj..






Të deshi zemra ime , si nuk desha kurrë
Për ty fala jetën dhe  e bëra gurë

Të deshi zemra ime për një dashuri
Të deshi shpirti im, të dua përsëri

Të deshi zemra ime , sa se kam besuar
Se tani për mua mbetesh, një djalë i pa harruar..





Erdha e shternjta ime
dhe serish po shkoj…

Ti nuk ishe brënda,
askush nuk më shikoj!

Pas dritares tënde
trokita veç një herë,
pastaj të lashe atje
një trendafil me erë...!

Ndoshta kur të kthehesh
nga udha e gjatë...
e hap dritaren tënde
dhe kujtohesh pak...

Se kush sot të ka ardhur
dhe diçka të la...
një trendafil për ty
dhe dy fjale i tha.

Qofsh ti e gëzuar
e lumtur dhe plot gaz...
ky shpirt ty të kujton
çdo ditë…çdo orë e çast ...




Shpesh e ndjej vetminë,
kur nuk je ti
Netët i kaloj në ankthe
ditët në agoni

Sa larg ke shkuar
që dot s'të mbërrij
Lëre të paktën shpirtin tim
që në zemrën tënde të vijë

Pse kaq larg duhet të jemi?
Trëndafil i zi në bardhësinë e dritës
më lër të afrohem njëherë
t'ia ndjej kënaqësinë dritës

Ah moj e bukur që hidhesh nëpër lëndina
E ndjej që një ditë do jesh e imja...



♥ Poezi ↔ Lot .....

Lotët

Lotët në faqe rrodhën ngadalë

Të lutem të thashë mos e thuaj atë fjalë
Pëse kërkon shpirtin të ma brenkosesh
Zemrën të ma coptosh
Kaq e vështirë është për ty valle
Që ta lesh zemrën të lire
e të dashurosh?
Mos e mbaj zemrën të mbyllur në kuti
Lëre të dashuroj ashtu si
Zemra ime të dashuron ty..!





 


Ëndrra Reale

 


S'dua që të vdes, por të përqafoj


Në botën e dashuris me ty  dua të jetoj


I mbyll sytë i dashur dhe për ty ëndrroj


Në zemrën tënde një fole dua të ndërtoj


Në ëndrrat e mia ti shpesh më vjen mua


Afër meje shtrihesh dhe thua TË DUA


Por kur hap sytë shof që afër të kam, më beso o shpirtë  më e lumtura jam.


 

 

Mbi



Mbi dy sy të trishtuar të përlotur

Mbi dy buzë të ngrira ,ku buyëqeshja ish ngrosur
Mbi yemër të vuajtur të lënduar
Mbi shpirtë të vrarë të dënuar
Mbi trup të lodhur , të munduar
Fjala të dua është shkruar..





Sa të dua

Të dua shumë, ti këtë e di dhe se di
Të dua aq shumë sa edhe jetën e bëra xheloze për ty
Oqeani u zemërua me mua, kur shikoi fundësin e thellësisë
së dashurisë për ty.
Kurse dielli u habit, ngeli i shtangur, përpara zjarrit tim
të dashurisë për ty.
Të dua , ti e din ,sepse ndjenja ime për ty është aq e madhe
saqë vetë dashuria ka zili.
Zemrën ta fala se me ty ndjehem e lumtur
Zemrëm ta kërkova se pa të ndjehem e humbur...





Vetëm për Ty


Të dua shumë të dua,
kurrë sdo të të harroj
Sa i ëmbël je për mua,
shumë të adhuroj
Në kujtime rri përherë,
por mëndja më shkon tek ti
Më lëndon zemra ime e mjerë,
se ndoshta nuk jam për ty
Qaj ditën, loti më pikon,
vetëm për ty mendoj
Qaj natën, askush smë dëgjon
Që ty smund të të takoj...





Më Fal


Më fal, që të lodha me lutje
Më fal, që nga ti kërkova puthje
Më fal, që nga ti kërkova takime
Më fal, që të bëra nervoz, me shikime
Por pa ty jeta po kalon
Por prap se prap spo bën!
Më fal , por ne s'ishim për njëri-tjetrin
Prandaj se cili të gjej të vetin!
Më fal, se ndoshta kam gabuar
Se tani shumë vonë e paskam kuptuar
Më fal, por të uroj jetë dhe suksese
Mos mendo për mua, por mendo për vete
Të lutem, më harro, se unë do mundohem
Edhe pse e kam të vështirë
Të lutem e din se sa TË DESHA dhe TË DUA dhe do TË DUA
Për ty do të kem mallë
Të lutem ç'do gjë që bëra ma bë hallall...





Sa ka deti ujë

 
Sa ka deti ujë, ka syri im lot
Se sa të dua unë ty, ti nuk e din dot
Nëse ti për dicka mendon, mendo edhe pak për mua
Ti fort mirë e kupton
Mos më lër vetëm,
mos më lër të qaj
Dije se vetëm për ty po vazhdon ky vaj.
Ti qëllove në jetën time krejt pa pritur e pa mendime
Ditën kur të pashë, oh sa fort në dashuri me ty rashë
Atë ditë më pikuan dy lotë,
Se për herë të parë u dashurova me ty
Më mirë të varrosem gjallë sesa me vuajtje të jetoj
Se pa ty unë jetën nuk dua ta kaloj.
Ja, kaq unë pata për të thënë, dhe e di tani se kush të dashuron
Eja tek unë se shumë TË DUA, Mos i le sytë e mi të  vajtojnë..






THIRRE


Thirre emrin tim , 
kur etje ti të kesh
Do të dërgoj lotët e mi, 
që lagështi në buzë të ndjesh

Thirre emrin tim 
kur të kesh nevojë për mua
Do të dërgoj shpirtin tim, 
të largosh vetminë e huaj

Thirre emrin tim 
kur buzët të jenë tharë
Do të dergoj një puthje,
të më kujtosh me mallë...

 

MENDOJ

Mendoj shpesh, 
a do ishim të lumtur bashkë?

Ndoshta unë po ,
 se ti kurrë nuk më ke dasht

Në çdo moment të kam shprehur dashurinë
Doja të ndaja me ty , të gjithë lumturinë
Dhe ti më thoje se ishe i lumtur me mua

Sa herë më telefonoje, 
më thoje se me ke munguar
Por edhe pse të ndarë, 
mua më mungoje përsëri

Ishte si një ëndërr e shkurtër
Që e lumtur e jetova me ty...





Në Emër...

Në emër të jetës, jeto me mua
në emër të dhimbjes
vuaj me mua..

Në emër të dashurisë
më thuaj të dua 
edhe kur të vdes
mos më harro mua...

 Shpresova që koha 
do më shëronte çdo plagë
Por dhimbjet mu shtuan
dhe zemra pikon gjak

Kësaj zemre që ti i bëre
shumë premtime
Kur më thoje në çdo moment
do jemë me ty zemra ime

Ti për mua ishe një dashuri e rrallë
I lutesha zotit
nga zemra ime
mos te me ndaj

Por ti nuk pate besë
nuk pate mëshirë
nuk pate kuraje 
të më thoje Lamtumirë..





QAJ

Qaj o bilbil qaj, me mallin tonë
Se ne u ndamë sonte e përgjithmonë

Do ta k'thej unazën, që në gisht ma ke vënë
C'më duhet kujtimi, kur ti nuk je me mua,
ti gjithmonë mbete vetem nje pike loti
Se kur do të thahesh e din vetem ZOTI ..

Today, there have been 8 visitors (15 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free