

1: Ai që të bërtet shumë, të del i mirë në fund.
2: Ai që martohet herët dhe ai që ngrihet herët janë të fituar.
3: Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.
4: Ai që di të bëjë lajka, di edhe të shpifë.
5: Asnjeri nuk njihet profet në vënd të vet.
6: Aty ku nuk merr bija, e merr vija.
7: Babai punëtor rrit fëmijë dëmbelë, mësuesi llafazan nxjerr nxënës memecë.
8: Borxhliu i keq të kërkon paratë ditën e Bajramit.
9: Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet, e merr vesht se ç'mall është.

10: Budallai gjen fjalën, por nuk di se kur e ka gjetur,
ndërsa i zghuari fjalën e budallait e fut në xhep.
11: Budallai ka fat vetëm në përralla.
12: Burri është çadra e gruas.
13: Ç'do hap drejtë kulturës , është hap drejtë lirisë.
14: Ç'do arragant është një diktator i ardhshëm.
15: Dashuria për rininë, si qumësht për fëminë.
16: Dashuria e tepërt del hidhërim.
17: Dielli është jorgani i të varfërit.
18: Di të vjedhë , ai që di të fshehë.
19: Nuk të bën duhani burrë.
20: Dy herë njeriu është fëmijë:
herën e parë kur lind dhe herën e dyte kur plaket.
21: Dy të rrahura të bëjnë dëm, por jo dy të ngrëna.
22: E keqa bëhet shpejtë, e mira vjen ngadalë.
23: E shara është arma e të dobëtit.
24: Fatkeqësia më e madhe është humbja e shpresës.
25: Faji është jetim.
26: Fati ndihmon të guximshmit.
27: Fëmijë shumë - grushta shumë.
28: Fëmija punëtor mallin e vë vetë, fëmija dëmbel humb edhe mallin e babës.
29: Fjala e djalit - pushka ballit.
30: Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur të del nga goja, bëhesh rob i saj.
♥♥ AlbaPoezi♥♥