VIRTUALITETI
 E bukur është kjo jetë,
 sikur ti të ishe me mua
 Por është një vuajtje e terr
 kur ti je pa mua
 
 Pse vuaj kaq shumë?
 Pse ti je kaq larg?
 E di që kjo "pse" e imja s'ka përgjigje
 por dua të kem ty pranë vetes time.
 
 Ç'do ditë po ëndërroj
 ç'do fjalë e jotja më duket lumturi
 A vallë këto fjalë të bukura do ti kemë në 
 REALITET?
 
 Ah mër zemër sa larg që je
 Veç shpirti im e di 
 dhe syri im që veç 
 vajton, vajton, vajton
 se ty të kërkon.
 
 Sa herë mendoj për ty 
 Pse larg më je në jetë?
 Asnjëherë smë thahet syri
 dhe shpirti me djeg
 
 TË DUA në jetë
 ashtu siç je ne realitet
 se me fjalët dhe xhestet e tua
 Je më i bukuri Djalë për mua ...
♥♥I L♥ve you♥ ♥ 
 
 
 Shkronjat fillojnë me
 A.B.C
 Numrat fillojnë me
 1.2.3
 Muzika fillon me 
 DO.RE.MI
 Dashuria fillon me 
 UNË dhe TI
 
 
 Në muzgun e natës
 hijen tënde shikoj
 në zhurmën e saj
 mundohem të të dëgjoj
 
 Era e lehtë 
 aromën tënde sjell
 sa larg të kam
 sa pranë të ndjej...
 
 Më ka marrë malli
  loti po më tret 
 vetëm telefoni 
 mallin po ma hek 
 
 Dua të përqafoj 
 ta ndjej se je me mua 
 ta shuaj mallin tim
  me buzët e tua 
 
 Kështu kjo jetë
  është bë monotone 
 ti digjesh për mua
  unë për zemrën tënde
  
  E mallkoj këtë largësi 
 edhe e lus Zotin
  tmë bashkoj me ty..
 
 
 
Nëse për ty bëhem lot 
 e rrëshkas nga sytë e tu
 do të ngrij në faqe 
 e përsëri do jesh me mu
 
 E nëse të prek në buzë
 edhe ndjen hidhërim
 do k'thehem ti puthë përsëri
 që të ndjesh përsëri ëmbëlsinë..
 

TË DUA
 
 Qesh në sytë e tu
 pasqyrë e shpirtit tim
 Të dua vetëm ty 
 por jo veç si kujtim
 
 Të dua më shumë 
 se jetën time
 se ti je drita
 që ndriçon rrugën time
 
 Dua të të them
 dhe kurrë sdo tpushoj
 të dua ty o shpirtë
 se të DASHUROJ...
 
 
 MESAZHI
 
  Shumë gjëra ty dua të ti them
 Shumë ndjenja e ëndrra me ty dua ti ndaj
 se të kam pritur e jam mërzitur netë me radhë
 lotët ska pas kush të mi thajë.
 
 Shumë gjëra dua të të them
 shumë ndjenja me ty dua ti ndajë
 mos më qorto më o shpirtë
 se më sdua të qajë.
 
 E ndjej se të dua
 e ndjej se shpirt të kamë
 të lutem mos më thuaj
 se besim të flas, tek ty nuk kam.
 
 Më kupto të lutem kur mërzitem
 dhe xheloze e cmëndur bëhem
 mos më vë faj, mirë nuk ndihem
 se pa sinqeritet terbohem.
 
 
 
Kur të njofta unë Ty, e dija vetëm fjalën Dashuri
Domethënjen e mesova, kur në Ty u Dashurova
Dashuria Jote më mësojë, dhe Shpirtin ma qetësojë
Loti Yt kur pikojë, Zemrën time e lëndojë
Kur kuptova se janë lotë vuajtje, ta bëra një lutje
Mos loto o shpirt, se për atë që po vuan Ti
Ajo jam Unë,
UNË QË TË DUA SHUMË.....
 

  Jetoj, Jetoj
Të them që smë mungon, veten keq do ta gënjeja
Të them që sdu të shoh, veten rëndë do ta dënoja
Të them që mallë nuk kam, e gjallë për ty po digjem
Të them që sndjej aspak, atëherë më sdo jetoja
E unë jetoj,, jetoj,, jetoj, dhe pse ti më mungon
Edhe pse malli më dogji, e me sy kudo të kërkoj
Çdo çast që pas e lëmë, më rëndë ndarjen ma bën
Kujtimet në memorje, më afër teje më çojnë
Jetoj i dashur, natyrisht jetoj, që harresën tënde të sfidoj
E KËSHTU NË HESHTJE TË VAZHDOJ
EDHE MË SHUMË TË TË DASHUROJ...

DUA
 
 Dua të jemë cigare
 si nikotinë të kaloj 
 në buzët e tua
 
 Të hy në gjakun tënd
 Atje të të them 
 sa shumë të dua
 
 Dua të jem heroinë
 Të rri në venat e tua 
 
 Kështu do të jemi 
 gjithmonë bashkë
 Se unë do jemë drogë
 dhe ti sdo jetosh dot pa mua...
 
 
  Je gjithçka për mua,
Je gjithçka për mua, 
pavarësisht se zihemi vazhdimisht
Je 100 % në zemrën time
zemra ime rreh vetëm për ty
Një buzëqeshje e jotja 
më bëri që për ty të mendoja
Një shikim i yti që për ty të ëndërroja
Me një vallëzim që me ty tu dashuroja.
Kur të dëgjosh këngën " akoma Të dua "
mendo edhe për Mua...
  
 

KUR TË SHKOSH NË TJETËR BOTËDO TË GJESHË NJË DETË ME LOTË
DO TË PYESËSH TË MADHIN ZOT, SE KUSH E KA DERDHUR  GJITHË KËTË LOTË..
AI DO PËRGJIGJET.. NJË ZEMËR QË TË DESHI SHUMË  NË ATË BOTË.!
 

 
TË DUA ZEMRA IME,  POS BESOVE, VËRTETOJE..
BËHU MJEK.. DHE ZEMRËN TIME OPEROJE..
GJAKU QË DO DALË.. DO TË MBLIDHET NË DUART E TUA..
DHE MË PAS ATY.. DO FORMOHET FJALA..  "TË DUA"

QERIU SHKRIHET,, BËHET UJË,, NJERIU TRETET,, BËHET BALTË,,
POR DASHURIA  JONË NGELET GJITHMONË,, E LARTË DHE E ËMBËL MJALTË.
 
 
 
 Shkuan e ikën qejfet dhe gëzimet bashkë,
në ditët që kaluan, sa largë ato i lashë!
Greminë e Dashurisë të më përpijë mua,
Ti veç të jesh e qetë, të jesh veç e gëzuar.
Që kur u ndamë tok, s'po rreshtin e s'po sosen,
Të gjitha prapësite mbi mua po kanosen
Nga para e nga pas ma shtypin këtë shpirt
Ma vranë e sakatuan, copëtuan egërsisht.
Dhe s'pysin këto plagë, kjo zemer ai mban?
Kështu dhe mbi anijen, që çan në oqean
përplasen shkulmë valësh, tallaze të tërbuara
Nga fundi ato ngrihen, përplasen pa pushim...

Nuk bëj aspak çudi
pse me magjepse mua
Të fali bukuri, ty fati i bekuar.
Përpara bukurisë , në gjunjë biem ne
Jam rob i perendis, dhe skllav mua më ke
Ti linde të magjepsësh
e unë të magjepsem
Pse duhet ta ndërpresim ne,
ligjin e përjetshëm??
Jam fli i bukurisë
Ti bëhu fli e epshit
T'ia falim Dashurisë
Kujtimet e përjetshme...
 
  
  
Këngë Dashurie!
Dhe të dua edhe vuaj,
dhe gëzim s'po gjej dot
mallin tim nuk mund ta shuaj
sytë e mi nuk mund ti ngop
Dua pranë të më jeshë
të kuptoj, të flas me ty
shpirtin tim le ta magjeps
duke parë sytë e tu.
S'ka për mua tjetër ëndje
veç ta çoj jetën me ty
se duroj dot ndarjen tënde
nuk rroj dot pa ata sy
Me gëzim dhe pikëllim
ma mbush shpirtin tejpërtej
je për mua frymezim
Hov i këngës që shpërthen.
Veç me ty ndjehem e lumtur
edhe brenga s'më rëndon
por pa ty jam krejt e humbur
dhe gëzimi më helmon.
Po, më ndenje pranë i dashur
Bota rrotull qesh e ndrit
Po më le, e po më ike 
malli shpirtin ma bën hi...

 KUJTIME
Ku ikët ju , o ditë të magjepsura!
më zemra ime s'ka për tju shijuar
me mallin e kujtimit, ju të veshura
më mirë t'ju kisha harruar.!
Ju ndjek nga pas, dëshirë e paplatitur
dhe lotët nuk kam forcë që ti mbaj
Kujtimi është dhëmbje e ç'filtuar
Dëshira për të, zemrën e djeg zjarr.
Trishtimi i zuri vëndin shpresës
dhe vetëm lotët sjellin sot gëzim
nga malli yt, më mirë le të vdesësh!
Nuk mund të rroj aspak pa ty...

Përpara meje i heshtur rrije
vështrimi i vrarë, kishte kaq ndjenjë!
dhe më kujtonte kohën e shtrejtë
Ishte i fundit ai vështrim.
Ti ike ëngjëll
ëngjëll i heshtur.
Si paradis i qetë varri.
Kujtime toke flenë atje.
Qielli vetë mbi dhe ka zbritur.
Yje qiellore!
Natë e heshtur!...

Braktismë mua, lermë, shpirt
Vështrimi, zëri yt më tremb
E kam provuar si sfilit
Lengimi dashurisë...Ç'them??
Ç'po them e çmendura kështu??
Ç'duhen qortimet që po bëj??
Jam njeri si të gjithë!
Vështrimi yt, më la pa mënd
ky fati im më ndjell, më ndjek
Drejt vdekjes sime vetë shkoj
Kam frikë ty mos të lëndoj
AS PA TË TAKUAR , DOT NUK RROJ...
ZGJIMI
Nga qërpikët e venitur
fluturoi harrimi ëmbël
mbeti hiri i zhuritur
mu në gjoks, si peng i rëndë.
Çpo më sjell, ti ditë e ardhshme??
Ëndrrat e mia janë zbehur
zëri tyre kumbon ankthshëm
si jehonë, tej e mbetur.
Tufë-tufë ato sillen
me pranverën e harruar
Jetën, gazin, qetësinë
përmbi krahë mi mërguan!
Por veç ti, dashuri e shejtë
roje je e shpirtit tim!
Ëndërr e artë, ëndërr e shtrejtë,
Me pranverën vyshku ti...

Psherëtimë e akullit me grimca vetmie
fragmente pasive që s'trugur rrinë
Mundohem të ç'jerr imazhin e jetës
që koha padashur më servir
Jam s'kllave e kësaj Bote absurde e pa kuptim
nën k'thetrat e vetmisë po jeton ky shpirti im
i zhytur në melankoli plot trishtim...
