
Zemra sot është rënduar
nga plagët e torturuara
Ajo është kaq shumë e mërzitur
se ka një jetë të tërë duke të pritur
Zemra rëndohet dhe rëndohet
Nga kafazi do të largohet
që ty të të afrohet, e të shikosh se sa shumë
për ty ajo po turturohet.
Vetëm mos kërko të flasë
se shpirti im nga lotët do plasë
Vetëm një puthje të ëmbël do të të jap
dhe pastaj do largohem si me vrap
Edhe pse kam shumë për të thënë
dhe pse dashurinë time pezull kam lënë
edhe pse të don aq shumë
Fakti që smund të të kemë
më vret edhe më shumë.
Smë le sa dua, me ty të qëndroj
Smë le, atë që ndjej për ty, ta tregoj
Smë le të jetoj ashtu siç dua jetën
E në fund gjithçka që ndjej për ty
në sirtar të mbyllur mbetën.
O zot sa shumë dua të flas
Sa shumë dua të të ledhatoj
Megjithatë jam unë pengesa
që slë veten time të veproj.
Të paktën më mjafton
që ti i lumtur të jetosh
e sa më shumë pranë tjetrës ti qëndrosh.
Le të vuaj unë e mos të vuaj ajo
Ndoshta të do më shumë, mbase dhe ti e do
Vetëm dije o Shpirti im këtë çmenduri
se të duash dikë dhe pranë ti qëndrosh
e ndjenjat që pushtojnë nëpër të
të mos mundesh tia tregosh
Kjo është turturë dhe jetën ta mallkosh
dhe shpresoj që gjendjen e Zemrës time
pas kësaj ta kuptosh....


DIKUR...
Sa indiferent që je o zemër tani
Dikur për ty isha perendi, por tani sjam asnjëri
Dikur më falje të gjitha, gjithçka që zotëroje
dhe zemrën po ta kërkoja, ti menjëherë ma dhuroje.
Dikur unë isha gjithçka për ty
Në këtë botë asnjë për ty sekzistonte
Vetëm Unë dhe Ti ,, Ne Të Dy..
Dikur o zemër thoje, se pa mua gjumi s'të zinte
malli për mua pa gjumë të linte.
Dikur o shpirtë ne formonim një zemër
që për ne ëndërronte, e mbi iluzione jetën tonë kërkonte.
Dikur o shpirtë, loti im ishte dhe i yti
unë isha e para që vuaja, dhe ti pas meje ishe i dyti.
Dikur o zemër ndanim çdo sekond që kalonte
E gjithë kohën më thoje se zemra jotë
vetëm mua më donte.
Dikur më premtoje se në përjetësi do më doje
e se me asgjë në këtë Botë, kurrë sdo më ndërroje.
Dikur më thoje, se unë për ty isha jeta jote
e ti për mua jeta ime.
Po si të besova, kam qenë shumë idiote
Dikur o zemër e jo tani
se sot o shpirtë sje më ai
ai që më ka dashur, e unë kam dashur
Sje më ai i njejti që unë netëve të gjata kam ëndërruar
Sje më ai, po nuk ke faj ti
Ka faj kjo zemra ime që diti të dojë
vetëm një deri në përjetësi, Vetëm Ty..
Tani fjala dikur ka mbetur në zemër
se tashmë o shpirt ajo ka zëvëndësuar një emër..

Nuk arij ta kuptoj, si arita zemrën sadopak ta drejtoj?
Ti hedh ujë zjarrit që më pushton, me pikat e syrit që loton
Ndoshta zjarrin e shuajta, po zemra mu bë hi
për fatin që pata, që smunda të të dashuroj ty.
Prushi që ngeli aty, hapi plagë në shpirtin tim
Plagë që nuk mbyllen pa ty o shpirti im
Kjo qenka për mua Dashuria
Dashuroj atë që smë lejohet
e zemra ime e shkretë në rrethin e plagëve kurorëzohet
Smë ka mbetur asgjë nga jeta tani
edhe ty që të doja, të humba nga fati i zi
Fati im i dashurisë, që vetiti lulet e mia të rinisë
zbehu bukurinë e lumturisë që më rrethonte
askush këtë dashuri sma lejonte
Kurrë mos qentë asnjë vajzë, në pozicionin që jam
Jo vetëm që po humb Dashurinë
Por edhe zemra çdo ditë më qan...

Lotët zemrën lajnë
Fjalët smë ngushëllojnë
Trishtimi dhe vetmia, shpirtin kërcënojnë
Plagët sgjejnë shërim, lotët sgjejnë shtërrim
Burim i pashtershëm, është burimi me emrin trishtim.
Forcat për të jetuar mbaruan
Shpresat për lumturi u harruan
Shkëndija e dashurisë po vegon
Zemra rahjet e saj po ngadalëson
Dashuria iku, u largua
Gjithçka që lindi te unë, u shua.
U zhdukën ditët e shkuara
U tretën në lotët e pikuara
Iku shumë larg, me vrap vrapoi
Gjithçka që më kishte falur e robëroi
Robëroi dhe zemrën time të shkretë
Që pa të skam se si e kaloj këtë jetë ..
♥♥♥♥
Të kam dashur sinqerisht
Të kam dashur si e çmëndur
Të kam dashur si gjënë më të shtrejtë
Të kam dashur marrëzisht
Por ti më bëre të të them Lamtumirë
Përjetësisht!

Mendo për netët pa gjumë
Mendo për zemrën që vuan kaq shumë
Mendo për sytë që lotojnë çdo ditë
Mendo për mua që Të Dua me gjithë Shpirtë.
♥♥♥♥
Mundem të jetoj pa ty?
A rri dot pa ata dy sy?
Dhimbjen mundem ta duroj?
Ora pa ty s'mund të kaloj..
Ndjehem keq shpirtë, se Të Dua
Më thuaj të lutem:
A mund të jesh sërisht me mua?
◊◊◊◊
Si sot një vit më parë, ty isha duke të parë
Po sot vallë ç'po shikoj? Sytë e mi po lotojnë!
Ti ndodhesh larg meje në një vënd plot errësirë
Por Dashuria ime të bën dritë, në Zemër e në Shpirt..
◊◊◊◊
Lot o Lot
Nga sytë e mi pse nuk largohesh dot?
Pse nuk më ler të mprehem në paqe?
se nuk isha unë shkaktare për këtë ndarje.
Pse nuk më lë të mprehem e qetë,
se dhe pak ditë më kan mbet nga kjo jetë.
Ç'kërkon ti në sytë e mi, a mos kujton se jam fëmi?

Dua
Dua sonte të shtrëngoj, te kem pranë të ledhatoj
Të të them një fjalë: Të Dua , të të puthë buzët e tua
Të të ndjej sonte në shpirtë, ti ndaloj lotët nga sytë
Ta harroj plagën e vjetër, se si Ty nuk gjej djalë tjetër.!
◊◊◊◊
Më the...
Më the të gjeta pa më gjetur,
më the je e imja pa më pasur,
më the je e butë pa më prekur,
më the TË DUA pa më dashur..
Dhe pas të gjithave si i pameshirë
më the dhe fjalën LAMTUMIRË..
◊◊◊◊
Ah si u bë sot në kët jetë
gjithkush gënjen asgjë nuk është realitet
të gjithë të duan vetëm për interes
Ku humbi njerzimi?
Ku u fsheh lumturia?
kush i ka fajet që u bë kështu njerëzia?
◊◊◊◊
Po ikën dhe kjo natë, unë prap jam pa ty
Më mundon i dashur, më mungojnë ata dy sy
Nuk më zë gjumi kur pranë stë kam ty
nga gjumi smund të zgjohem po smë puthe ti
Me ty dua të jem dhe dua të të kem
Pa puthjen tënde ndjehem keq
Pa ty zemra ime thyhet si qelq

Tërë ditën sjam e qetë, tërë natën rri zgjuar
Unë të dua për jetë, çmendurisht me ty jam e Dashuruar
Nuk e di zemra ime sa më kupton,
por ky shpirti im pa fund të dashuron..
◊◊◊◊
Një lot në sy pikoi e askush nuk e fshiu
zemra shumë rënkoi dhe dorën urdhëroi
(Fshije lotin në sy s'dua të jetë aty!)
Se kjo botë stë fal asgjë, sja vlen të qash
Loti është i shtrejtë, me vete do e marr
Në këtë botë të vogël ska vënd për të qarë.
◊◊◊◊
Sa naive qenka jeta, ku vajti e vërteta?
besa e burrit ku shkoi? apo gënjeshtra e robëroi?
Ç'është kjo botë mëkatare që mendon vetëm për pare
Ku është jeta e lumturia, ku është gëzimi e dashuria?
Si smendon njeriu për asgjë, se lakmia për lek nuk e lë
Dhe çdo bëjmë do mashtrojmë se paranë gjithmonë do mendojmë
Ti o njeri mos krijo shumë fantazi se mbi dhe sështë tharë njeri
Mendo sa e shkurtër është jeta se nuk mbushet kurrë kuleta..
◊◊◊◊
Tani do vdes, jeta për mua ska vlerë
veç dhimbje më dhuroi dhe gëzime asnjëherë
Do të vdes i dashur, se vdekjen po e kërkoj
Të shëroj plagët e zemrës, se kështu smund të jetoj
Një natë do të vi në ëndër, ty të të takoj
Do të të them Lamtumirë i Dashur
SE JETA IME ME TY NISI DHE ME TY MBAROJ.
◊◊◊◊
Diçka në mëndjen time më ngacmon
Diçka në trupin tim më torturon
Diçka në zemër, me thikë më shpon
Diçka e ndjej për ty që po më shkatërron
Me thikë zemrën do ta shpoj
pikat e gjakut tim do të thënë të Dashuroj
DHIMBJE PA FUND , DASHURI PA MBARIM ,
TË DUA GJITHMONË
VEÇ TY TË DO KY SHPIRTI IM.

Çdo natë kur i mbyll sytë, veç për ty ëndërroj
Ti je zemra ime, shumë të Dashuroj
Me ëndrra mallin e shuaj, duke të puthur e përqafuar
Sa rreze dielli bien për një muaj, aq edhe unë për ty po vuaj
Të kërkoj në bregun e detit të qetë të kërkoj, në botën plot mendime
Por ti je fshehur thellë në folenë e zemrës time.

Është kjo zemra ime që për ty po vuan
Është zemra ime e shkretë që dashurinë e ruan
I kam ruajtur për ty shumë fjalë, shumë kujtime
Që e mbajnë gjallë këtë zemrën time.
Po mos të ishe ti në këtë botë, nuk e di a do të jetoja dot
Po mos të ishe ti në këtë jetë, sot do të isha 7 metra mbi dhe
TË DUA DHE DO TË DUA GJITHMONË
JE TI DJALI QË ZEMRA IME MERITON..
◊◊◊◊
Sa shumë herë mallkoj veten e sa herë kam qarë me lot
Unë të thash veç të vërtetën, por ti smë besoje dot.
◊◊◊◊
Melankoli e çastit më rëndoi sot mbi mua
e ndër vite u ktheva me të vetmen shpresë
Ndoshta ti tash je penduar, por shpresoj që lot mos të keshë.
◊◊◊◊
Më kaloi gjithë jeta nën dhimbjen e heshtjes
tërë kohën veç për ty mendova.
Dhe pse vuajta nga kjo gjë prapë se prapë su pendova
Dhe pse zoti e kish shkruar që ti t'ishe dhimbja ime ,
unë ty kurrë stë kam mallkuar, në jetë durova veç gëzime
edhe sot e kësaj dite nganjëherë loti më rrëshqet
për atë që e quajta mike dhe më pas e desha vetë
Kurrë se mora vesht të vërtetën, ndonjëherë ti a më deshe mua?
Mbas kësaj shoqërie që kaluam, gabova rëndë që të thash Të Dua.

Më merr në krahë tani që kam për ty nevojë
mos më lër të vdes, jo se meritoj
mos më lër të shuhem, jetën për ty të humb
më ndihmo të lutem, a mendon për mua , dikur më doje shumë..
Për ty unë isha Zanë, mbret ishe për mua
jetonim në një ëndërr, tash ëndrra ka maruar
më merr në krahët e tu, më puth më përqafo
o sa vetëm ndjehem, sonte të lutem vetminë më shkatërro
Merre dritën e syve të mia, rrugën për te unë të ndriçojnë
merre forcën e shpirtit tim , ty të inkurajojë
eja kap për dore këtë zemër të shkretë
eja më sjell lumturinë, atë të vërtetë.
Shtrëngo trupin që dridhet nga frikaqë mos të të humbas
Të lutem eja sonte, me lot në sy unë po të Thërras..
Mendo ti për të fundit herë, seç më ndodhi pa ty
dritën e diellit sdo ta shoh, se dikur te fala këto sy
e nëse svjen më kthe dritën e syve të mi
Jo ato si meriton askush, jo më tepër ti, jo ti,
S'do të lutem më jo, s'do të përgjërohem para një qënie
që vetëm dhimbje më jep , jo s'do të gjunjëzohem.
Urime për zemrën tënde, e kam zili
jo se është tek ti, por për sjelljet që të jep ty
Më thuaj sa goca tjera ke lënduar
mos ke ndërmën këtë gjë ta vazhdosh prap me mua?
Prandaj po shkruaj për ty që të tjerët mos e pësojnë
Mallkoj ditën që të njoha, aq më shumë atë çast që me ty u Dashurova.
Ti smeriton as gjysëm fjale të ëmbël, unë shkatërrimin smeritoja
Prandaj ik, ik largohu nga jeta ime , nga çdo ëndërr që shoh
nga çdo qelizë e jetës time ik.
Akoma këtu je..!!!!
Çkërkon,,,, me fytyrën e një të pafajshmi asgjë sfiton..
se tashmë unë të njoh, je tamam si një kloun që në cirk aktron.
Aty mund të të pëlaejnë, por jo kjo zemër e shkretë,
që me ty vuajti një jetë, e tani ik e më lër të qetë....


Të prita dhe për asnjë çast s'ndalova
veten urreja që pa dashur të lëndova
tashme u ktheve dashuria ime e vjetër
por në gisht mban unazën e dikujt tjetër
trupi mu dridh, zemra sa s'më pushoi
zëri mu mek e syri lotoi
Të trashëgohesh me vete thashë, me gjithë zemër të uroj
Lumturinë që unë s'ta dhashë, uroj tjetër ta dhurojë...
♥♥♥
Edhe pse trembem ç'do ditë askush nuk do t'ia di
edhe pse gjithmonë lotoj, s'më bëjnë më përshtypje lotët
më duket sikur bie shi.
Pse o zot që të më kuptojë nuk del asnjëri
pse duan të vendosin për fatin e jetës time sikur të jem një fëmijë
Shko të lutem mos u kthe, shko të lutem mos më gënje
Shko të lutem e më harro, se ti për mua më s'jeton
Shko të lutem në largim, mos e plagos më shpirtin tim
Shko të lutem diku larg, zemrës time mos i hedh më plagë...
♥♥♥
Më harro të lutem ti, se dhe unë po të harroj ty
Më harro mos më kërko, se ti për mua më s'ekzisto
Më harro kot mos u mundo, se zemra ime më s'të do
Më harro, gjej një tjetër, se për mua do mbetesh
thjeshtë një plagë e vjetër, që shumë zemrën ma ke djegur...

Do të harroj, këtë ta premtoj. Do të harroj se më stë dashuroj
Do të harroj se ti më harrove. Do të shkoj se ti më lëndove
SHPIRTË E ZEMËR MI SHKATËRROVE...
♦♦♦
Vuaj shumë, po vuaj dhe për këtë gjë po shkruaj
në mes të kësaj bote po ndjehem e huaj
Jetoj e vuaj në një qytet të huaj
Pa dashuri unë po vdes, por në botën tjetër do të pres
Tani në përfundim cili je ti fati im??
Mbaje këtë fjalë si kujtim, shumë po më mungon
po ku je o shpirti im se pa ty skam shërim...
♦♦♦
Në dhomën time e shtrirë qëndroj, mendoj për ty edhe këtë letër po e shkroj
Është natë e bukur, hëna me yje qiellin po e stolis
E unë e vështroj hënën me shumë kujdes edhe aty e shoh hijen tënde e cila më tregon
Se ti je duke ardhur, edhe dy fjalë që dalin nga thellësia e zemrës
vuajtjeve tona po i vjen fundi, po vjen dita që bashkë të jemi
Dhe unë e buzëqeshur kam me të pritur, se mjaft kam pritur dhe jam mërzitur..
♦♦♦
Thuaje të lutem, që më do. Pse kaq shumë po më mundon?
Pse po tallesh ti me mua? Është gabim që unë ty të dua?
Nëse po ti më trego! Më thuaj që tjetër dashuro.
Se ty më s'të dashuroj. Dhe më beso, se unë do shkoj...
